Gjashtë të plagosur nga një aksident i rëndë në Lezhë

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pas aksidentit që ndodhi në Pogradec, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku raportohet për 6 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të ishull Lezhës, transmeton Gazeta Shqip.

Raportohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasoje kanë mbetur dy të plagosur rëndë, si dhe janë lënduar edhe 4 persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, më herët, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pogradec, ku u plagosen dy persona.