Gaza, dëshmorit i jepet lamtumira e fundit me flamurin turk

Iu dha lamtumira e fundit 4 palestinezëve të cilët ranë dëshmorë në sulmet e djeshme izraelite në Rripin e Gazës

Iu dha lamtumira e fundit 4 palestinezëve të cilët ranë dëshmorë në sulmet e djeshme izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Trupi i pajetë i njërit prej dëshmorëve Muhammed Sherif Bedvan (27) u soll në xhaminë Hazreti Omer në pjesën qendrore të Gazës.

Kufoma u mbulua me flamurin turk

Kufoma e Bedvanit, i cili në rrugë u mbulua me flamurin turk, u varros në varrezat e qytetit pas faljes së namazit të xhenazes në xhami.

Kufoma e njërit prej dëshmorëve Muhammed Ebu Ferhane (31) u varros në varrezat e qytezës Abesan el-Kabira pranë qytetit Han Yunus në jug të Gazës, pas namazit të xhenazes në xhaminë Omer bin Abdulaziz. Ndërsa kufoma e dëshmorit Shaban Ebu Hatir (26) u varros në varrezat e qytezës Beni Suheyla pranë qytetit Han Yunus, pas faljes së namazit në xhaminë Hamza bin Abdulmuttalib.

Ndërsa kufoma e dëshmorit Mamud Kishta (23) u varros në varrezat e qytetit Refah, pas faljes së namazit në xhaminë Bedir.

Izraeli me pretendimin se ushtarët e tij janë sulmuar me armë zjarri në kufi, dje pasdite filloi sulmet ndaj Gazës me avionë luftarakë dhe tanke. Si pasojë e sulmeve 4 palestinezë ranë dëshmorë.

Ushtria izraelite bëri të ditur se një ushtar i saj ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ana e Gazës.