Gaza, bie dëshmor një i ri palestinez

Në intervenimin e djeshëm të ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës, ranë dëshmorë edhe dy persona të tjerë, njëri fëmijë, ndërsa u plagosën 246 persona, 90 prej të cilëve me plumba të vërtetë

Palestinezi i plagosur në intervenimin e përgjakur të Izraelit të mbështetur nga SHBA-të në protestat paqësore të organizuar në kuadër të “Marshit të Kthimit të Madh” Mumin Fethi el-Hems (17), ka rënë dëshmorë këtë mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara, Hems i cili është plagosur dje gjatë protestave paqësore nga ushtarët izraelitë në kufirin lindor të Rripit të Gazës, ka humbur jetën në spitalin në të cilin trajtohej.

Në intervenimin e djeshëm të ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës, ranë dëshmorë edhe dy persona të tjerë, njëri fëmijë, ndërsa u plagosën 246 persona, 90 prej të cilëve me plumba të vërtetë.

Nga të plagosurit 19 janë fëmijë, 10 gra, katër nga ekipet shëndetësore dhe një gazetar.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.