Ai quhet Max dhe punon prej vitesh në Stad de France. Në përpjekje për të kërkuar falje shqiptarëve se u vendos himni i Andoras në vend të atij shqiptar, Max e ngatërroi akoma më keq punën duke i kërkuar falje Armënisë!!!.
Pas këtij incidenti ai thotë se është ndjerë shumë keq dhe e quan gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë. Max ka folur për gazetën franceze L’Equipe dhe thotë se nuk ka fjetur dy ditë. Ai është një emër shumë i njohur në vendin e tij me një karrierë 50 vjeçare.