Forcat turke neutralizuan 4 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke njoftoi se forcat ajrore të vendit kryen operacion antiterrorist dhe shkatërruan një strehimore në të cilën terroristët e PKK-së përgatitnin sulm të ri terrorist në Turqi

 Së paku katër terroristë janë neutralizuar gjatë operacionit që forcat e armatosura turke e kryen mbrëmë në periferinë malore në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke njoftoi se forcat ajrore të vendit kryen operacion antiterrorist dhe shkatërruan një strehimore në të cilën terroristët e PKK-së përgatitnin sulm të ri terrorist në Turqi.

Sulmet janë kryer në rajonin malor Hakurk, ndërsa janë neutralizuar katër pjesëtarë të organizatës terroriste.

PKK-ja është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.