Forcat izraelite arrestojnë 27 palestinezë

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë

 Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 27 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi përmes një deklarate me shkrim se ka arrestuar 27 palestinezë në operacione të organizuar gjatë orëve të natës nën dyshimin se “janë përfshirë në aktivitete terroriste”.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë.

Izraeli zbaton edhe praktikën e ashtuquajtur “burgim administrativ”, përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgim mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.