Fondacioni Maarif merr kompetencat e shkollave të FETO-s në Afganistan

Fondacioni Turk Maarif transferoi nën kompetenca të tij 12 shkolla të mesme dhe tri kurse përgaditore të organizatës terroriste FETO në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e transferimit të mbajtur në Qendrën Mediale dhe të Informacionit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, morën pjesë ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz dhe homologu i tij afgan Muhammed Ubrahim Shinvari.

Në ceremoni u nënshkrua marrëveshja e cila parashesh transferimin e 12 shkollave të mesme dhe të tri kurseve përgaditore të lidhura me FETO-n.

Fondacioni Maarif kohët e fundit ka marë kontrollin e shkollave të shumta të udhëhequra nga FETO në mbarë botën, duke përfshirë 32 vende në Afrikë.