Fondacioni ‘ALSAR’ organizon programin kulturor “Takim me personalitete”

Në kuadër të zhvillimit të programit të tij kulturor “Takim me personalitete”, fondacioni “ALSAR” organizoi para pak ditëve në qytetin e Durrësit në bashkëpunim edhe me qendrën "Dyrrah for Charity" një veprimtari në të cilën ishin të ftuar dy personalitete të shquara, akademiku Ahmed Ferid Mustafa dhe profesori Hamdi Arslan nga Turqia.

Në kuadër të zhvillimit të programit të tij kulturor “Takim me personalitete”, fondacioni “ALSAR” organizoi para pak ditëve në qytetin e Durrësit në bashkëpunim edhe me qendrën “Dyrrah for Charity” një veprimtari në të cilën ishin të ftuar dy personalitete të shquara, akademiku Ahmed Ferid Mustafa dhe profesori Hamdi Arslan nga Turqia.

Gjatë këtij takimi arkitekti, studiuesi dhe akademiku i mirënjohur Ahmed Ferid Mustafa mbajti ligjëratën e tij me temë: “Planifikimi urban i qytetit të Medinës së Ndritshme”, ku ndër të tjera u shpreh se “Miliona myslimanë vizitojnë xhaminë e Profetit në Medine, çdo vit, por shumë pak e dinë se Medina Munawwarah, Qyteti i Dritës, nuk është vetëm zgjidhja e parë në Islam, por edhe një shembull i shkëlqyer i planifikimit urban…”.

Ndërsa, profesori Hamdi Arslan në ligjëratën e tij trajtoi temën rolit dhe rëndësisë së vëllazërisë në Islam, gjatë së cilës theksoi se: “…Një nga urdhrat bazë të Islamit është që myslimanët ta shohin njëri-tjetrin si vëllezër dhe të bëjnë atë që kërkon vëllazëria. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër!..” Pra, besimtarët nuk janë gjë tjetër përveçse vëllezër dhe për rrjedhojë, duhet të sillen si vëllezër me njëri-tjetrin. Ndërsa Profeti (a.s.), ka thënë: “Nuk do të keni besuar (plotësisht), pa dëshiruar për vëllain tuaj atë që dëshironi për veten!” Rëndësia e saj është shumë e madhe, si nga ana shoqërore e po ashtu edhe nga ajo individuale…”,- tha ndër të tjera profesori Arslan.

Mesazhet që u përçuan gjatë këtyre ligjëratave, u ndoqën me vëmendje e interes të veçantë nga pjesëmarrësit./TRT