Kanë filluar aplikimet për konkursin ndërkombëtar të fotografive lajm “Istanbul Photo Awards 2019”, i cili është një konkurs i organizuar nga Anadolu Agency (AA) dhe i cili këtë vit fokusohet në fotografitë e kategorisë ‘lajm‘ dhe ‘sport‘.
Në konkursin e zhvilluar me qëllim për të mbështetur profesionin e fotoreporterit dhe për të përcaktuar fotografitë më të rëndësishme të vitit në kategoritë sport dhe lajm, fotografët profesionistë mund të dërgojnë fotografitë e tyre në lidhje me zhvillimet botërore gjatë vitit 2018.
Po ashtu në konkursin i cili këtë vit fokusohet në fotografitë e kategorisë ‘lajm‘ dhe ‘sport‘ do të pranohen aplikime edhe në 4 kategoritë “Lajm tek”, “Lajm seri”, “Sport tek” dhe “Sport seri”.
Aplikimet mund të bëhen deri më 31 janar 2019 në adresën “http://istanbulphotoawards.com”.
Juria ndërkombëtare e cila do të vlerësojë fotografitë do të mblidhet në prill në Turqi ndërsa fotografitë fituese do t’i shpallë në maj.
Ndërkohë gazetari që ka shkrepur fotografinë dhe i cili do të marrë çmimin e parë në “Fotografinë e vitit” për lajmet tek do të fitojë një çmim prej 8.000 dollarësh.
Po ashtu çmime do të ketë edhe për kategoritë e tjera, ku vendet e para do të fitojnë çmim me nga 5.000 dollarë, vendet e dyta me nga 3.000 dollarë dhe vendet e treta me nga 1.500 dollarë.
Fotografitë fituese në konkurse krahas ekspozitave brenda dhe jashtë vendit do të përfshihen në albumet fotografike që do t’u dërgohen institucioneve të shtypit, institucioneve të fotografive dhe kulturës, agjencive të fotografive dhe fotoreporterëve në të gjithë botën.
Emrat e fituesve të “Istanbul Photo Awards 2019”, e cila është e hapur për pjesëmarrjen e fotografëve profesionistë të shtypit në axhendën botërore me fotografitë e tyre të lajmeve dhe sporteve, do të përcaktohen nga anëtarët e jurisë së formuar me emrat më prestigjozë në botë në fushën e fotografisë së lajmeve dhe sportive.