Fier, një person hyn brenda në spital dhe plagos tre veta

Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë Urgjencës së Spitalit mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se sherri ka ndodhur pas një përplasje mes dy grupeve.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.

Ngjarja ka nisur fillimisht në Levan, ku ka pasur një sherr mes dy grupeve. Të plagosurit nga sherri me mjete të forta kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore. Siç raportojnë dëshmitarët, jëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.

Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës. /Koha Jonë