Fier, makina përplas karrocën

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë në një aksident në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte.

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë në një aksident në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte.

Një makinë Benz, e cila drejtohej nga A.Ç u përplas me një karrocë në të cilën ndodheshin 58-vjeçari I.N dhe 54-vjeçarja F.N, raporton Top Channel.

Nga përplasja e dy mjeteve mbetën të plagosur dy personat që ndodheshin në karrocë, të cilët u dërguan në spitalin e Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen u ngrit një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.