Fier, gjendet një pikë e hapur bastesh, procedohet administratori

Po bëhen pothuaj dy muaj që nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon lojërat e fatit dhe bastet sportive në qytete, por ende ka biznese që funksionojnë si të tillë.

Po bëhen pothuaj dy muaj që nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon lojërat e fatit dhe bastet sportive në qytete, por ende ka biznese që funksionojnë si të tillë.

Policia e Fierit procedoi 1 person për organizimin e lotarive të palejuara. Pika e basteve ku punonte i riu nuk ishte mbyllur më 1 janar.

Ndaj 20 vjecari tashmë është në telashe me drejtësinë për shkak se administronte një lokal ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, shkruan Top Channel.

Policia e fierit bën me dije se do të vazhdojë kontrollet, por njëkohësisht kërkon dhe ndihmën e qytetareve që të denoncojnë pika të tilla që janë ende hapur, në numrin e telefonit 112 ose ne aplikacionin “Komisariati Dixhital”.