Fier, 68-vjeçari përplas për vdekje një 19-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fier.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fier.

Rreth orës 14:00 të së shtunës, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” në Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier, raporton Top Channel.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.