Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij rus, Putin

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë janë trajtuar zhvillimet në Palestinë si dhe për transportimin e vaksinës Sputnik V në Turqi...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë janë trajtuar zhvillimet në Palestinë si dhe për transportimin e vaksinës Sputnik V në Turqi.

Presidenti Erdoğan në bisedë ka theksuar se si Turqi kanë shfaqur në mënyrë me të ashpër reagimin e tyre kundër sulmeve të pamatur të Izraelit ndaj Kudsit, Gazës, Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve, duke theksuar se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japin një mësim të fuqishëm dhe parandalues Izraelit, ndërsa në këtë drejtim po vazhdojnë në çdo nivel iniciativat.

Ai ka theksuar se e sheh të rëndësishëm deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me parametrat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe një zgjidhje me dy shtete për Palestinën, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se përbën një mesazh të rëndësishëm që të tregohet se Turqia dhe Rusia bien dakord mbi zhvillimet në Kuds

Presidenti turk gjithashtu ka theksuar se ka rëndësi që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të përfshihet në çështje para se kriza të rritet edhe më shumë dhe Këshilli duhet të japë mesazhe të vendosura dhe të qarta që Izraeli t’i ndalojë sulmet.

Ai më tej potencoi se duhet punuar mbi idenë për të dërguar forca ndërkombëtare të mbrojtjes në rajon për mbrojtjen e civilëve palestinezë, duke shprehur bindjen se Turqia dhe Rusia do të shfaqin një bashkëpunim të afërm në lidhje me të gjithë këto çështje në OKB.

Nga ana tjetër, presidenti rus Putin ka uruar Fitër Bajramin popullit turk, duke uruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie.