Erdoğan viziton Qendrën e operacioneve në Şanlıurfa

Pas përshëndetjes së ushtarëve në Komandën e Brigadës së 20-të të blinduar, Erdoğan ka marrë informacione nga komandantët lidhur me operacionin "Burimi i Paqes"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Qendrën e operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore në qytetin Şanlıurfa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përshëndetjes së ushtarëve në Komandën e Brigadës së 20-të të blinduar, Erdoğan ka marrë informacione nga komandantët lidhur me operacionin “Burimi i Paqes”.

Gjatë vizitës së tij, presidenti Erdoğan ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, Shefi shtabit të përgjithshëm gjenerali, Yaşar Güler, komandantë të forcave, zv/kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Mahir Ünal, zëdhënësi i AK Partisë AK Ömer Çelik, kreu i shërbimeve inteligjente MIT, Hakan Fidan, shefi i komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe guvernatori i qytetit Şanlıurfa, Abdullah Erim.