Erdhi nga Italia dhe nuk u izolua, policia ndalon ‘LIVE’ qytetarin

Një person, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë.

Një person, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë.

Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë.

E gjitha kjo është bërë “live” teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të “pabindur” që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen, shkruan Shqiptarja.com

” Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës do t’i bëhet thirrje për t’u vetëkarantinuar”, tha Veliu.