Ekspozita e Istanbul Photo Awards hapet në Ankara

Istanbul Photo Awards është rritur në një nga garat më prestigjioze të fotografisë, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AA-së, Mutanoğlu

Ekspozita e dytë me 80 fotografi të shpërblyera në konkursin e Anadolu Agency “Istanbul Photo Awards 2018” u hap të enjten në Ankara.

“Anadolu Agency është adresa e lajmeve, fotografive dhe videove, por duam të jemi më efektiv në fotografi”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Kryeredaktori i Përgjithshëm i agjencisë, Metin Mutanoğlu.

Të gjitha fotografitë nga “Istanbul Photo Awards 2018” do të shfaqen në Qendrën Tregtare ATG në Stacionin e Trenit të Shpejtë në Ankara deri më 14 tetor.

“Istanbul Photo Awards është rritur për t’u bërë një nga garat më prestigjioze dhe më të rëndësishme të fotografisë, ku mijëra fotografë marrin pjesë në të”, shtoi Mutanoğlu.

Konkursi ndërkombëtar sponsorizohet nga Bashkia Metropolitane e Stambollit, Turkish Airlines dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ndërkohë, drejtori editorial i Departamentit të Lajmeve Vizuale të AA-së, Ahmet Sel, tha se pothuajse çdo gjë rreth jetës është e pranishme në fotografitë e shpërblyera.

“Ne veçanërisht duam që të rinjtë në Turqi të përqëndrohen në artin e fotografisë”, theksoi Sel.

Damir Sagolj, fotoreporter boshnjak për Reuters, u shpall fitues i këtij viti me një fotografi të një fëmije 11-muajsh të vdekur i komunitetit musliman Rohingya, sytë e të cilit u mbuluan me gjethe.

Gara ka pranuar 37.000 aplikime nga 125 vende, ndërsa juria ndërkombëtare shpërbleu 27 fotografë nga 22 vende në kategorinë e lajmeve të vetme dhe lajmeve serike, sportit, portretit, natyrës dhe mjedisit, si dhe jetës së përditshme.