Edhe pse çdo gjë është dëshmuar, pjesëtarët e FETO-s mohojnë tentimin për grusht shteti

Një numër ushtarakësh turq në deklaratat e tyre kanë pranuar se që nga ditët studentore ishin të lidhur me organziatën terroriste FETO dhe se tentimi i grusht shtetit është kryer me urdhër të kreut të organizatës Fetullah Gülen

 Pjesëtari i organizatës terroriste FETO Kemal Batmaz, të cilin Prokuroria e Shtetit në Ankara gjatë vitit 2016 e identifikoi si të dytin në hierarkinë e disa udhëheqësve të tentimit të dështuar të grusht shtetit të FETO-s, pavarësisht nga provat dhe videokaseta e shumta që vërtetojnë përfshirjen e tij në përpjekjen e grusht shtetit, para gjykatës me ngulm mohonte të jetë anëtar i organizatës terroriste FETO dhe se ka të bëjë me tentimin e grusht shtetit në korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Organet hetuese të Turqisë kanë grumbulluar një numër provash, dokumente, pranim të fajësisë dhe informata të cilat pa kurrfarë dyshimi tregojnë se pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut në Turqi qëndron organizata terroriste FETO.

Një numër ushtarakësh turq në deklaratat e tyre kanë pranuar se që nga ditët studentore ishin të lidhur me organizatën terroriste FETO dhe se tentimi i grusht shtetit është kryer me urdhër të kreut të organizatës Fetullah Gülen. Por, një numër pjesëtarësh të FETO-s edhe përkundër fakteve të pamohueshme, zbatojnë strategjinë e mohimit të përfshirjes në tentimin e grusht shtetit duke mohuar të gjitha akuzat.

Kemal Batmaz mohon përfshirjen në tentimin e grusht shtetit

Kemal Batmaz është ish drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kaynak Kagit AS, dhe u arrestua në bazën ushtarake në Ankara së bashku me anëtarin e FETO-s Hakan Binis, menjëherë pas shtypjes së tentimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Batmaz qëndrimin e tij në bazën ushtarake Akinci e justifikonte me pretendimet se ishte duke shikuar tokën, apo se Harun Binis i cili kishte një shumë të caktuar parash donte ta ndihmonte në blerjen e patundshmërive.

Në raportin e publikuar të Prokurorisë thuhet se Batmaz, së bashku me Adil Öksüz, i njohur si “imam i FETO-s në forcat ajrore”, nga aeroporti i Stambollit “Ataturk” më 11 korrik, udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku jetonte lideri i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen, dhe pastaj u kthye në Turqi dy ditë më vonë, pak përpara përpjekjes së grushtit ushtarak.

Batmaz akuzohet se së bashku me të kërkuarin Adil Öksüz kanë drejtuar përpjekjen për grusht shteti nga baza ajrore Akinci.

Në lidhje me video-xhirimet në të cilat mund të shihet se njëkohësisht me Öksüz ishte në aeroportin Ataturk, Batmaz para gjykatës ka thënë se kjo ishte një rastësi. Gjithashtu, në gjykatë deklaroi se në afërsi të bazës ajrore po qëndronte me Harun Binis, me të cilin “shikonin toka të cilat kishin shkuar për të blerë”.

Në lidhje me akuzat për se është “takuar me udhëheqësin e FETO-s Fetullah Gülen, dhe konfirmoi planin e grushtit të shtetit, Batmaz u përgjigj: “As nuk kam qënë në Pensilvani, as që kam konfirmuar diçka, as nuk jam marrë ndonjë urdhër në lidhje me këtë. Takimet që thuhej se janë mbajtur, nuk kam prezantuar”.

Batmaz në prokurori tha se udhëheqësin e FETO-s, Gülen e njeh nga mediat dhe se me të kurrë nuk ishte takuar.

SHBA-të i dorëzuan dokumentet policisë turke

Më 8 shtator, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare i dorëzoi policisë turke dokumentet me deklaratën e Kemal Batmazit, të cilët thonë se pohimet e tij se nuk njihet me Fetullah Gülen janë të pasakta.

Dokumentet e dërguara nga Departamenti i SHBA-së Prokurorisë së shtetit në Ankara u dorëzuan në gjykatë si provë, dhe si pjesë e procesit gjyqësor në lidhje me ngjarjet në bazën ajore Akinci, e cila ishte qendra e puçistëve gjatë planifikimit dhe drejtimit të grusht shtetit.

Dokumentet, ndër të tjera, përfshijnë edhe deklaratën e Kemal Batmaz, e dhënë më 1 janar 2016 në aeroportin Newark të New Jersey-it.

Te Batmaz, për të cilin u konstatua se shumë shpesh kishte udhëtuar në SHBA, u gjetën 7.000 dollarë, për të cilat u pyet se ku planifikonin t’i shpenzojnë.

Ai tha se paratë do t’i shpenzojë gjatë qëndrimit të tij në SHBA dhe se do të presë mikun e tij me emrin Ismail Celik, dhe se një natë do të qëndrojë në hotelin Riviera, dhe më pas me mikun Yavuz Ulusoy, do të qëndrojnë me “Muhammed Fetullah Gülen”.

Një nga provat më bindëse se FETO qëndron pas tentimit të grusht shtetit është deklarata e Shefit të atëhershëm të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë gjenerali Hulusi Akar, të cilin e kapën puçistët në mbrëmjen e 15 korrikut.

Akar pati deklaruar se në natën e përpjekjes së grusht shtetit, derisa është mbajtur peng, gjeneral brigade Hakan Evrim i cili ishte në anën e puçistëve të grusht shtetit ka thënë se në qoftë se ai dëshiron “Ne mund të organizojmë që të bisedosh me udhëheqësin tonë ideologjik Fetullah Gülen”.

Akar u tha se nuk donte me askënd të fliste.

Oficeri ndërlidhës në mënyrë konstante ka përgjuar shefin e shtabit

Levent Turkkan, oficeri ndërlidhës i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ushtrisë turke, gjeneralit Hulusi Akar, i cili u arrestua pas tentimit për grusht shteti në Turqi, pranoi se ishte anëtar i “strukturave paralele”, dhe se pa kundërshtim ka përmbushur urdhrat e strukturës së organizatës terroriste FETO dhe se në mënyrë konstante ka përgjuar dhe incizuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Turk.

Ai në deklaratën e tij tha se nga “abija” (eprori brenda FETO-s) ka marrë pajisje për përgjim me të cilën ka spiunuar ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Necdet Ozel, dhe Hulusi Akar, dhe se një herë në javë “abijës” ia ka dorëzuar incizimet.

Turkkan gjithashtu zbuloi se në vitin 1989 kishte vendosur të ndjekë akademinë ushtarake dhe se njerëzit nga FETO një natë para provimit pranues ia sollën pyetjet dhe përgjigjet. Ai ka thënë se pyetjet ia solli një njeri me emrin Serdar, dhe se ai i dorëzoi në një apartament në qytetin e Bursës.

“Unë jam anëtar i strukturave paralele dhe xhematit të Fetullah Gülen. Unë vazhdimisht e përgjoja Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Necdet Ozel. Kam përdorur një pajisje përgjimi, radion e ashtuquajtur që është e madhësisë sa maja e gishtit. Çdo mëngjes e vendosja në zyrën e shefit, dhe natën do e merrja. Pajisja kishte memorjen e saj dhe mund të regjistronte nga 10 deri në 15 orë. Këtë e kam marrë nga ‘abija’ që ka punuar në Turk Telekom, nuk më kujtohet emri i tij. Ai më dha pajisjen në shtëpinë e tij. Shtëpia e tij ishte në Incek, në drejtim të Alaccatli. Nëse më dërgoni atje, mund të gjeja shtëpinë e tij. Ai më dha pajisjen dhe më urdhëroi të përgjoj Shefin e Shtabit. Për organizimin e grusht shtetit kam mësuar më 14 korrik rreth orës 10:00”, tha Turkkan.

“FETO është një nga organizatat më të mëdha kriminale”

Kemal Isikli, një prej komandove që kishin për detyrë kryerjen e atentateve ndaj zyrtarëve shtetërorë, në deklaratën e tij pati thënë se “në ligjëratat në komunitetin e Fetullah Gülen m’u ofrua të jem një nga krerët, epror dhe kështu fillova të kontaktojë me komandot”. Ai pranoi se me FETO-n ishte njoftuar në vitin 1997, ndërsa po ndiqte mësimet në institutin Sabah në qytetin e Konyas.

Hasan Bektas, anëtar i FETO-s i cili ishte në njësinë e tij në xhandarmëri ishte përgjegjës për çështjet fetare, gjatë hetimit pranoi se “FETO është një nga organizatat më të mëdha kriminale”.

Një tjetër dëshmi se pas tentimit të grusht shtetit qëndron FETO është deklarata e Fatih Celaleddin Sagir, gjeneral brigade në Sivas, i cili deklaroi se do të emërohej komandant në Sivas po qëse komploti do të ishte i suksesshëm. Në deklaratë ai gjithashtu pranoi se me FETO-n ishte takuar në periudhën 1988-1992.

Gjithashtu, Ebubekir Basel, prokurori në Këshillin e Shtetit, gjatë hetimit, ka pranuar organizimin e ithtarëve të organizatës terroriste FETO brenda strukturës së gjykatave në Turqi.

Organizata terroriste FETO në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta në mënyrë të konsiderueshme të forcojë piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe më në fund më 15 korrik 2016, u përpoq të bënte grusht shteti ushtarak që synonte rrënimin e rendit kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentimit të dështuar për grusht shteti në Turqi u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. Institucionet kompetente turke kanë nisur një luftë të pakompromis kundër kësaj organizate terroriste në krye të së cilës qëndron Fetullah Gülen.