E rëndë në Lezhë! Të shtëna me armë, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri raportohen se janë dëgjuar disa minuta më parë në Lalm Lukaj të Lezhës.

Të shtëna me armë zjarri raportohen se janë dëgjuar disa minuta më parë në Lalm Lukaj të Lezhës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga të shtënat kanë ndërruar jetë dy person, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Policia është nisur drejt vendit ku ka ndodhur vrasja. Terreni i fshatit Lalm Lukaj është malor dhe ende nuk ka detaje për rrethanat e vrasjes.

Informacion paraprak:

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

Lajmi në përditësim…