E arrestuan se dhunoi gruan, në shtëpi i gjejnë dhe drogë

E pëson i riu në Krujë...

Një 31-vjeçar ka hyrë në telashe me policinë, pasi pas dhunës ndaj bashkëshortes së tij atij i janë gjetur një sasi droge.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Burizanë të Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. S, raporton Top Channel.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.