Dy të moshuar paraqiten tek urgjenca, dyshohet se janë të infektuar me Covid-19

Pamje të trishta...

Pamje të trishta vijnë nga spitali Infektiv i Tiranës. Dy të moshuar të tjerë janë fotografuar teksa mbërrijnë në spital pasi dyshohet se janë të infektuar me CoVid-19.

Të moshuarit ruajnë distancën nga njëri tjetri dhe janë të pajisur me maska, ndërkohë pak më larg tyre shihen infermierët të cilët gjithashtu kanë veshur mjetet mbrojtëse.

Ndërkohë gjatë paraditese së sotme dy persona të tjerë janë parë të vijnë me urgjencë në Infektivit dhe dyshohet se janë prekur nga CoVid-19, raporton Top Channel.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.