Dy rezidentë shqiptarë të besimit islam në Itali, restaurojnë falas kishën

Shqiptarët kanë filluar ta eksportojnë harmoninë e tyre të rrallë fetare, si një nga vlerat më të mëdha të identitetit tonë europian.

Shqiptarët kanë filluar ta eksportojnë harmoninë e tyre të rrallë fetare, si një nga vlerat më të mëdha të identitetit tonë europian.

Dy rezidentë shqiptarë në Itali, të besimit islam, restaurojnë falas kishën në Itali dhe japin një mesazh të fortë: “Jemi të gjithë fëmijë të Zotit”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sjellë shembullin e Luan Hallullit dhe Albert Muçës, të cilët restaurojnë falas kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro në Itali.

“Luan Hallulli dhe Albert Muça nuk janë të krishterë. Por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë”, shprehet Balla.

Mediet italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve tanë. “Gjithçka ishte e shkatërruar, – thotë Luani, – plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. I thashë Albertit: Bëjmë diçka! Dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet”.

Liliana Cavalieri, kujdestarja e kishës tha e lumtur: “Zoti ju bekoftë! Askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën në Itali“.

Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre mysliman dhe thonë: “Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman. Ne besojmë vetëm në një Zot dhe është Ai që na drejton në atë që bëjmë”.