Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë në bashkëpunim me ambasadën e Turqisë në Mal të Zi, Ministrisë e Turizmit të Turqisë do të organizojnë dy aktivitete të rëndësishme kulturore, që do të mbahen në metropolin e turizmit Budvë dhe në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetinjë.
Para kalasë së vjetër në Budvë do të mbahet “Karvani ballkanik”, ku do të prezantohet arti tradicional dhe vlerat e kulturës turke. Ndërkaq në Cetinjë është paraparë të organizohet koncerti i “Orkestrës Kamertale të të Rinjve TURKSOY”, raporton TRT.
Ky koncert organizohet në kuadër të Festivalit “ESPRESSIVO 2018”. Të pranishëm në këtë mbrëmje do të jenë Bojan Martinoviq dekan i akademisë së muzikës, shkëlqesia e tij Ambasadori i Republikës së Turqisë Serhat Galip, prof. dr. Sheref Atesh kryetar i Institutit “Yunus Emre” si dhe sekretari i përgjithshëm i TURKSOY, Dusen Kaseinov.