Durrës, grabitje me dhunë në një karburant në Fllakë

Autorët vodhën xhiron ditore...

Një grabitje është regjistruar sot në një karburant në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në Fllakë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kanë qenë dy autorë të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë vjedhur një shumë parash. Mësohet se ata kanë arritur të marrin shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht policia po heton në lidhje me rastin, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.