Durrës, arrestohet një 56-vjeçar

Pranga 56-vjeçarit në Durrës, kreu veprime të turpshme me vajza të mitura...

Një 56-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 vajzave të mitura.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kryer veprime të turpshme ndaj një 9-vjeçareje dhe 13 vjeçareje, raporton Report TV.

“Arrestohet R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç”, njofton policia, teksa nuk dihen më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.