Durrës, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm në Itali

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I kapuri është një i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I kapuri është një i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, shkruan Top Channel.

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.