Drejtori i spitalit ‘Covid2’ reagon për ngjarjen e rende: Pacienti u shtrua par një jave, nuk kishte probleme psikike…

Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm...

Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një pacient i prekur me covid-19, është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas Drejtorit të spitalit, kjo ngjarje e ka tronditur shumë ndërsa ka thënë se pacienti ishte shtruar më datë 25 tetor. ai ka shtuar se pacienti i ndjerë nuk kishte shfaqur probleme me gjendjen psikike.

“Është shtruar me date 25 tetor. I cili i është nënshtruar të gjithë ekzaminimeve sipas protokollit të trajtimit të pleomonisë sars cov 2. Në emër të spitali i shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta. Sipas të dhënave që kemi nga shtrimi dhe deri në momentin e fundit, pacienti nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jo normale. Ky është një moment shumë i vështirë dhe do të kërkonim mbështetje për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve.” kë thënë Kapisyzi.