Ky vlerësim erdhi gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, ku Trumpi dha informacione mbi masat e aplikuara nga administrata e tij kundër epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
I pyetur nga gazetarët nëse po bisedon me Presidentin Erdogan për vendosjen e sistemit të raketave “Patriot” në kufirin jugor të Turqisë, lideri amerikan u përgjigj me këto fjalë: “Ne jemi në bisedime për shumë çështje (në kontekstin e Sirisë) me Presidentin Erdogan dhe njëra prej tyre është saktësisht edhe ajo, të cilës ju i referoheni”, shkruan TRT.
Më parë gjatë ditës së shtunë, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, tha se Turiqa ka nevojë për raketa “Patriot” dhe SHBA-ja mund ta dërgojë sistemin e mbrojtjes ajrore në fjalë.
Aktualisht, 6 bateri raketash “Patriot” të Spanjës janë të vendosura në provincën jugore turke të Adanasë.