“Divani Lunxhot” një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë, ishte eventi më i rëndësishëm i muajit Gusht në rrethinat e Gjirokastrës.
Koço Vasili, artisti që morri pjesë në organizimin e eventit tha se festa është kthyer në traditë tashmë.
Ilir Selba që përfaqëson grupin “Visaret e Kërrabës”, thotë se grupi ka ruajtur rreth 25 kostume të vjetra dhe po përpiqet të sjellë nëpër evente melodi të harruara baritore të zonës së Kërrabës.
Festivali që u ndoq nga autoritete lokale, ministrja e Kulturës dhe shumë vizitorë të huaj, tërhoqi vëmendjen për larminë e veshjeve brenda një mbrëmjeje të vetme.
Kulinaria e zonës së Lunzhërisë ishte pjesë e festës që zgjati deri në mesnatë. Byreku, lakrori, djathi, mishi dhe vera e zonës ishte një befasi për ata që i shijuan gjatë mbrëmjes./topchannel