Dita Evropiane e Gjuhëve u festua edhe në institutin turk “Yunus Emre”

Në Shkodër, përmes institutit turk “Yunus Emre” u zhvilluan një sërë aktivitesh për Ditën Evropiane e Gjuhëve.  Në këto aktivitete morën pjesë dekane të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pedagogë, drejtues të shkollave, nxënës, etj.

Në Shkodër, përmes institutit turk “Yunus Emre” u zhvilluan një sërë aktivitesh për Ditën Evropiane e Gjuhëve.  Në këto aktivitete morën pjesë dekane të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pedagogë, drejtues të shkollave, nxënës, etj.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” Zafer Kiyici në fjalën e tij u shpreh se promovimi i gjuhës turke është ndër misionet e institutit tonë dhe se që nga themelimi i institutit “Yunus Emre” në Shkodër deri më sotështë realizuar mësimdhënie e gjuhës turke për 1024 kursantë, rrugëtim ky që do të vazhdojë.

Zv. Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof.as.dr. Albana Boriçi, duke theksuar kënaqësinë që dhuron vazhdimësia e bashkëpunimit 2 vjeçar, përshkroi ndikimin pozitiv të turqishtes tek studentët.

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof.as.dr. Alma Hafizi, me përfshirjen e lëndës “Gjuha dhe Qytetërimi Turk” në kurrikulën mësimore, si rezultat i bashkëpunimit dhe me përzgjedhjen e kësaj lënde nga studentët, uroi për hapjen e departamentit të Turkologjisë në Fakultet.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, prof. as. dr. Mimoza Priku, foli mbi vazhdimësinë që ka ndjekja e lëndës së turqishtes si lëndë me zgjedhje në fakultet, duke u shprehur që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në fusha të ndryshme.

Ndërsa, pedagogia e Fakultetit Ekonomik, prof.as.dr. Mirjam Dibra, foli mbi bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik. Ajo gjithashtu shpjegoi për pjesëmarrësit dashurinë ndaj turqishtes të vajzës së saj të ndjerë, Edita Muça dhe kujtimet e saj gjatë viteve të studimit në Turqi duke përmbyllur njëkohësisht programin.

Ndërsa, nxënësve nga shkolla të ndryshme të qytetit, pjesëmarrës në aktivitetin që zgjati gjatë gjithë ditës në institutin turk, iu dha informacion mbi turqishten dhe Turqinë.

Gjithashtu gjatë aktiviteteve të Ditës Evropiane e Gjuhëve në institutin turk “Yunus Emre”, iu shpërndanë çertifikata kursantëve pjesëmarrës në kurset intensive të turqishtes të nivelit A1.2 gjatë semestrit Verë 2018./TRT