Digjet makina e kryebashkiakut Leli, dëshmia e banorit: Zhurmë nuk dëgjuam

Një prej banorëve të lagjes “Lef Sallata” në Vlorë ka treguar për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi, se djegia e makinës së kryebashkiakut Dritan Leli, ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Këtu (në lagje) ka qenë qetësi e madhe, nuk na ka ngacmuar njeri dhe as kemi ngacmuar njeri. Nuk na kanë ngacmuar as ’97-ën”, është shprehur banori.

Sipas tij, asnjë zhurmë nuk është dëgjuar, por kur ka dalë jashtë ka parë makinën që po digjej.

Makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga Leli ishte parkuar pranë pallatit të shoferit të tij.