Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë orëve të natës në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë orëve të natës në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku makina me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat) është djegur plotësisht, raporton TCh.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.