Dhjetra masa administrative për shkelje të rregullave që qarkullimit rrugor

Vijojnë kontrollet, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj.

Vijojnë kontrollet, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj, raporton TCh.

Kontrollet në funksion të këtij plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht : 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari; 58 drejtues moto mjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse; 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit; 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik; 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori; 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera; Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të pa pajisur me leje drejtimi; Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/234570047202887/