Detaje për të infektuarin e pestë në Vlorë/ 70-vjeçarja u kthye nga Italia më 8 mars, ndodhet në spitalin Infektiv

Detaje të reja kanë dalë për të infektuarin e pestë me COVID-19 në qytetin e Vlorës.Personi i pestë i infekuar është një grua të moshuar, 70-vjeç, e cila bashkë me bashkëshortin ishin kthyer nga Itali më 8 mars. E moshuara ndodhet në spitalin Infektiv në Tiranë dhe rezultoi me COVID-19 pas kryerjes së testit të dytë.

Shkon në 146 numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

vijon…