Ka dështuar procesi i votimit të presidentit në raundin e parë në Kuvendin e Kosovës.
Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.
Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.
Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.
Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.