David Luiz zyrtarisht pjesë e Arsenalit

David Luiz ka kaluar nga  Chelsea te Arsenal, duke nënshkruar për dy vite.

Luiz ka qenë lojtari më i përfolur i ditës së fundit të këtij afat.

Braziliani e gjeti mundësinë që të nënshkruajë me një klub për dy vite dhe pranoi kalimin te Arsenali.

Mësohet se marrëveshja është arritur për shumën e 9 milionë eurove. Letrat mes klubeve janë shkëmbyer pas mbylljes së afati kalimtar, pasi marrëveshja ishte mbyllur me kohë.

Luiz e filloi karrierën e tij me Vitorian në Brazil, përpara se të transferohej në Portugali, te Benfica.

Ai gjithashtu kaloi dy herë te Chelsea dhe dy vjet në Francë me Paris Saint-Germain, ku luajti nën drejtimin e Unai Emery.

Ai ka 56 paraqitje për Brazilin. David do të veshë fanellën me numrin 23. /Telegrafi