CR7 triumfon me Portugalinë e tij, mposht Holandën dhe fiton Nations League

Portugalia dhe CR7 hyjnë në histori, Holanda dorëzohet në finale...

Portugalia e Cristiano Ronaldos fiton edicionin e parë të Nations League dhe shkruan emrin në librat e historisë. Në Estadio do Dragao të Portos, luzitanët mposhtën 1-0 Holandën falë një goli të Goncalo Guedes në pjesën e dytë, duke bërë të tyrin trofeun e Ligës së Kombeve.

“Estadio do Dragao” i Portos është ndezur tërësisht kur Gonçalo Guedes në të 60’ ka shënuar një gol fantastik për të kaluar Portugalinë në avantazh 1-0, falë edhe atij shërbimi perfekt të Bernardo Silva. Epërsi që ka mbetur e pacenuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit dhe një triumf mëse i merituar për portugezët, që kanë dominuar finalen ndal “Tulipanëve”.

Jo vetëm trofe dhe lavdi për Portugalinë, e cila falë fitimit të këtij kompeticioni ka arkëtuar edhe shumën prej 10.5 milionë euro. Nga ana tjetër, edhe Holanda, ndonëse humbëse në finale, mund të ngushëllohet me 9 milionët që fiton si finaliste.

E përgjumur, gati gati e dorëzuar që pa filluar sfida finale, Holanda ka nisur të reagojë vetëm pas pësimit të golit në të 60’, të realizuar nga Guedes, pas një aksioni perfekt të portugezëve. Edhe në ato 30 minuta të mbetura, “Tulipanët” kanë tentuar vetëm me goditje nga jashtë zone, pa mundur dot të kërcënojnë seriozisht ekipin e udhëhequr nga Ronaldo.

Përkundrazi, edhe pse në epërsi dhe me trofeun thuajse të hipotekuar, portugezët kanë vijuar të sulmojnë në kërkim të golit të dytë, me kundërsulme të shpejta dhe të rrezikshme, por pas saktësinë në finalizim.

Portugalia u konfirmua edhe njëherë tjetër se në shtëpi është e pathyeshme teksa humbjen e fundit e ka pësuar në vitin e largët 2014, ndaj Shqipërisë në startin e eliminatoreve të Euro 2016.

https://twitter.com/TrueSccrLife/status/1137815798909677569?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fportugalia-dhe-cr7-hyjne-ne-histori-holanda-dorezohet-ne-finale