Ceremonia e FIFA-s, Messi zgjidhet Lojtari më i mirë i vitit 2019

0

Në “La Scala” e kulturës në Milano, organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA shpërndau çmimet për vitin 2019. Futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA për vitin 2019 është zgjedhur argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi. Kjo është hera e gjashtë që sulmuesi fiton këtë trofe, duke lënë pas krahëve, “armikun”, Cristiano Ronaldo me 5 të tilla.

Në garë për këtë trofe ishin sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi i Barcelonës dhe mbrojtësi, Virgil van Dijk i Liverpool.

Atë që nuk e bëri në garën për çmimin “Puscas”, argjentinasi e bëri në çmimin kryesor të kësaj mbrëmje, duke “thyer” dominimin e futbollistëve të Realit të Madridit në 4 vitet e fundit, me Ronaldon e Modric që kanë ndarë çmimet mes tyre.

32 vjeçari i katalansve ishte pjesë edhe e formacionit të vitit, së bashku me dyshen që dueloi për çmimin e Lojtarit të Vitit, Cristiano Ronaldo e Virgil van Dijk. Trajneri më i mirë i vitit 2019 u zgjodh Jurgen Klopp, ndërsa çmimi i portierit më të mirë të vitit shkoi në duart e Alisson Becker.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.