Çavuşoğlu: Turqia i kushton rëndësi axhendës pozitive me BE-në

"Presim hapa konkretë në fushat për migracionin, liberalizimin e vizave dhe luftën kundër terrorizmit", tha Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Ankara me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar në Twitter lidhur me takimin e zhvilluar në ministri me komisioneren Johansson, kryediplomati turk Çavuşoğlu, tha se Turqia i kushton rëndësi vazhdimit të axhendës pozitive me BE-në.

“Presim hapa konkretë në fushat për migracionin, liberalizimin e vizave dhe luftën kundër terrorizmit”, tha Çavuşoğlu.