Çavuşoğlu: Sanksionet e SHBA-së janë sulm ndaj të drejtave tona sovrane

"Këto sanksione janë sulm ndaj të drejtave tona sovrane. Ne nuk do të bëjmë hap prapa me sanksione", u shpreh ministri Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me vendimin për sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj Turqisë, tha se “Ne nuk do të bëjmë hap prapa me sanksione”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu bashkë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, kryesuan mbledhjen e 8-të të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Rusi në qytetin rus Soçi.

Pas “ceremonisë së nënshkrimit të planit të konsultimeve 2021-2022” dy ministrat organizuan një konferencë të përbashkët për media.

Në lidhje me një pyetjeje rreth sanksioneve të SHBA-ve të quajtur “Sanksionet që vijnë nën Aktin e Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA)”, ai theksoi se:

“Si Turqi jemi kundër sanksioneve pa marrë parasysh se prej kush dhe ndaj kujt janë. Në të kaluarën edhe Bashkimi Evropian kishte sanksione ndaj Rusisë. Si një vend në negociata u kërkua nga ne që të marrim pjesë në këto vendime, ashtu si nuk pajtohemi plotësisht gjithashtu hapur kemi treguar se sanksionet nuk janë të drejta”.

Ai theksoi se vendimi i SHBA-së për sanksione ndaj vendit të tij është një vendimi i gabuar edhe ligjërisht edhe politikisht. “Këto sanksione janë sulm ndaj të drejtave tona sovrane. Ne nuk do të bëjmë hap prapa me sanksione”, u shpreh Çavuşoğlu.

Sipas tij, marrëveshja mes Turqisë dhe Rusisë për sistemin e mbrojtjes ajrore S400 është arritur shumë më herët se ligji CAATSA.

SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Sanksionet që vijnë nën CAATSA shënjestrojnë Presidencën e Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), përfshirë kreun e SSB-së, İsmail Demir dhe tre zyrtarë të tjerë.

Zyrtarët amerikanë kanë kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga Turqia, duke pretenduar se ata do të jenë të papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozojnë avionët F-35 ndaj mashtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për aleancën ose armatimet e saj.

Zyrtarët turq në vazhdimësi kanë propozuar një grup pune për të shqyrtuar çështjen e pajtueshmërisë teknike.

Kryediplomati turk foli edhe rreth zhvillimeve në Libi, duke theksuar se me Rusinë janë duke bërë përpjekje të mëdha për një armëpushim të përhershëm.

Çavuşoğlu deklaroi se Turqia beson se zgjidhja e vetme në Libi është zgjidhja politike, por pala e puçistit Haftar ka demonstruar besim të kundërt duke sulmuar Tripolin. Si pasojë e kësaj, sipas kryediplomatit turk, vendi i tij në përputhje me marrëveshjen e arritur me qeverinë libiane u ka ofruar konsulencë dhe mbështetje, gjë që ka shkaktuar ndryshim në situatën në terren.

Ai duke tërhequr vëmendjen në vazhdimin e procesit politik, theksoi se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e këtij procesi.

“Asnjë shtet e askush përfshirë Haftarin nuk ka të drejtë të thotë që ‘Turqia të largohet'”, theksoi ai.

Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i sunduesit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

GNA u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga forcat besnike të Haftarit. Ai nisi një sulm ndaj kryeqytetit Tripoli në prill të vitit 2019 por më vonë u zbraps.

Një armëpushim u dakordua në fund të tetorit dhe negociatat për një përbërje të përkohshme para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 24 dhjetor 2021 po vazhdojnë.