
Kryeministri Edi Rama u zotua të japë gjithë ndihmën e mundshme ndërsa vizitoi familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës, e cila jeton në gjendje të vështirë.

Shkolla “Haxhi Hajdari” në Golem ndodhet vetëm 3 km nga qyteti i Shkodrës. Lagështira dhe myku kanë zënë vend në klasa, duke i bërë ato të pafrekuentueshme. Gjithashtu, dyer të thyera, tavane të rënë dhe dritare të kalbura krijojnë efektin e një gërmadhe.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Arjan Venari sapo ka mbushur 27 vjeç. Dy vite më parë u kthye nga emigrimi në Greqi, ku shkoi ndërsa ishte vetëm 15 vjeç. La shkollën, fshatin ku u lind, familjen dhe vetëm me një xhaketë të vjetër udhëtoi maleve.

E ka përshkuar për 20 vjet këtë rrugë teksa jepte mësim në shkollën “Kosova”. Në atë shkollën e vogël njëkatëshe, me çati me tjegulla, me vetem 9 klasa fillore që ndodhej në rrugën e Elbasanit, që nuk kishte njeri që e njihte.

Policia në Tiranë ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme, ku ka vërejtur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Report Tv publikon dëshminë ekskluzive të kunatit të Alket Muhos, i cili u vra një ditë më parë në tokën e tij në fshatin Rabije. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur 10 ditë pasi kunati u ankua pranë SHCBA-së

Magazinimi dhe tregtia me shumicë e produkteve agroushqimore në Tiranë është në një situatë monopol sipas Autoritetit të Konkurrencës. Ky institucion vlerëson se i vetmi treg është ai në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës i administruar nga kompania EKMA ALBANIA, e cila jep mjedise me qira për bizneset e tjera.

Aksi nacional që lidh Beratin me Fierin, prej vitesh është kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Rruga është e shkatërruar, dhe shpesh është bërë burim aksidentesh.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e kanë shpallur të fituar luftën më kanabisin, por këtë vit nuk kanë munguar raste të kultivimit masiv në disa zona të vendit.