
“Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre”

Të shtunën, opozita zhvillon protestën e parë kombëtare për këtë vit, për largimin e Edi Ramës. Udhëheqësit e opozitës kanë folur për rrethim të Kryeministrisë, ndërsa aleatët zbulojnë detaje nga skenari i së shtunës.

Mirditorët i kërkuan Edi Ramës të reagojë mbi vendimin e gjykatësve të Krimeve të Rënda, që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit për vrasjen e 4 policëve, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm.

Kryeministri Edi Rama ishte në Zejmen të Lezhës, ku ka përfunduar faza e parë e investimit në rrjetin elektrik të tensionit të mesëm, me gjatë 65 km dhe vlerë një vlerë prej 85 milionë lekësh, që ka mundësuar vendosjen e 150 shtyllave të reja, 10 kabinave dhe rinovimit të linjave.

Në shkollën e bashkuar në Gruemirë, ku studiojnë 16 gjimnaziste, asnjë prej tyre nuk është larguar nga mësimi. Mësues dhe nxënës mohuan që ndaj një prej 16 vajzave të shkollës së tyre të ketë patur përndjekje nga ndonjë polic, apo më saktësisht nga polici Berhan Bajrakurti. Këtë dëshmi vajzat dhe mësuesit ia kanë dhënë edhe policisë, e cila ende nuk e ka gjetur se kush e denoncoi policin për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë kanë filluar konsultimet për Maturën Shtetërore që zhvillohen nga muaji shkurt deri në maj. Në stenda qëndrojne të afishuara datat për konsultime në lëndët me detyrim Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë, Anglisht. Ndërsa konsultimet për lëndën me zgjedhje do të zhvillohen nga maji në qershor.

“Stop dhunës, prostitucionit dhe përdhunimit”. Ishte ky slogani me të cilin dhjetra studentë protestuan ditën e sotme para dyerve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

Prokuroria e landit të Bavarisë ka bërë gati aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani.

Të martën në mbrëmje, ekipi negociator përfundoi tekstin e projekt-platformës për dialogun me Serbinë, që ia ka dorëzuar sot për shqyrtim krerëve të shtetit. Pas kësaj, platforma do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Shoqatat: Të ashpërsohet ligji, pse jo dënim me vdekje