
Vendimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, në të cilën janë anëtarë 450 gjyqtarë futbolli, i ka vënë drynin 200 fushave sportive ku do të zhvilloheshin ndeshjet në këtë fundjavë.

Ushqimet që konsumojmë, kryesisht të skuqurat, por edhe jeta sedentare, ku çdo lëvizje kryhet me makinë, ka rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me kolesterolin e lartë në gjak apo probleme me enët e gjakut.

Një grup opozitarësh u mblodhën në qendër të Fierit për të protestuar kundër Kryeministrit Rama. Disa minuta para mbërritjes së eskortës së Ramës situata u tensionua.

Bizneset që operojnë në sektorin e energjive të rinovueshme kanë mbetur peng i udhëzimit të Ministrisë së energjetikës. Pasi nëse një biznes nëse instalon një impiant fotovoltaikësh ai duhet të bëj kujdes me menaxhimin e energjisë diellore, sepse tepricën e kësaj energjie nuk mund ta hedhë në rrjetin e OSHEE-së.

Noteret nuk janë dakord me vendimet e drejtorisë së transporteve që merr përsipër të bëjë vetë transaksionet për tregun e automjeteve. Shpjegimet i jep kryetarja e Dhomës së Notereve, Mimoza Sadushi.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka komentuar sot efektet e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për kadastrat.

Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen dhe për Sigurinë Rrugore, Autoritetit Rrugor Shqiptar, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur punën për të eliminuar pikat e rrezikshme në aksin rrugor të Qafë Thanës.

Krahas aktiviteteve që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë në bashkëpunim me OJQ-në Grupi Kosovar për Avokim.

“Politikanët që e duan demokracinë janë pro dialogut”.

Dhuna ndaj bluzave të bardha nuk po di të ndalet në vendin tonë. Rasti më i fundit është shënuar dje në spitalin rajonal të Lezhës, ku një pacient ka ushtruar dhunë ndaj mjekut Zef Doda, ndaj sot mjekët e spitalit të Lezhës kanë dalë për të protestuar për kolegun e tyre, por edhe duke kërkuar më shumë siguri në ushtrimin e misionit të tyre.