Artan Lame: Ligji për kadastrën hyn në fuqi. Zgjidhje problemit dhjetëravjeçar

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka komentuar sot efektet e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për kadastrat.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka komentuar sot efektet e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për kadastrat.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame njoftoi sot se Presidenti Ilir Meta e ka miratuar në heshtje ligjin e ri për Kadastrën, raporton Top Channel.

Fillimisht Meta e riktheu për shqyrtim dekretin, ndërsa pas ndryshimeve që shumica i bëri, ligji tashmë është futur në fuqi.

Lame tha se në Shqipëri 80% e pronave janë regjistruar me probleme duke sjellë konflikte të shumta, ndërsa tashmë institucionin e ri e pret një punë e madhe para.