
Katedralja e Korçës është sulmuar sërish gjatë natës, teksa ëshjë thyer dera dhe janë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.

Në prag të stinës së re parlamentare, grupet parlamentare të tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI koordinuar sjelljen dhe qëndrimin e tyre.

Albin Kurti u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen, pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës.

Deputetët europianë kërkojnë unitet kombëtar për referendumin në Maqedoni. Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Maria Rodrigez theksoi se, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, e një rëndësie kyçe për vendin, në këtë moment kritik, është uniteti i qytetarëve.

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se procesi i kërkimit të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bart me vete shumë rreziqe, por sipas tij “nuk ka rrezik më të madh për Kosovën sesa të vazhdojë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull”.

Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtues të komunës së Preshevës, kryetari i së cilës, Shqiprim Arifi i përkrah më së shumti planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën, por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit.

Prej 28 vitesh, Fiqiret Filjas i mohohet një sipërfaqje e madhe toke bujqësore trashëguar nga familja e tij. 65-vjeçari nuk përfitoi tokë me 7501, ndërsa me ligjin e kompensimit të pronave, mbeti i zhgënjyer.