
Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas pak, në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet më në fund pretenca ndaj Emiliano Shullazit. Seanca po zhvillohet nën masa të larta sigurie. Të pranishëm te Krimet e Rënda janë edhe 4 prokurorët që do të japin pretencën: Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini, Gentian Osmani.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka refuzuar të pranojë sot kërkesën për ndalimin e punimeve për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin Valbona, me pretendimin se përmbaruesi Eduart Mrishaj ka sjellë me vonesë ankimimin.

Shqipëria shpalli zyrtarisht kërkesën në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi me afat 5 vjeçar.

Kanë nisur punimet për eleminin e rrëshqitjes së dherave në segmentin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.

I dyshuari për të cilin thuhet se është operuesi më i lartë i grupit në provincën Adana, ka kërcënuar informatorët e DEASH-it dhe familjet e tyre

Muri i Portës është një monument 7 kilometra larg qytetit të Durrësit, por është lënë jashtë vëmendjes së turistëve.

Rrethi i Librazhdit është një ndër prodhuesit më të mëdhenj, por edhe më cilësor i mjaltit në vend. Janë 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.

Një fundjavë ndryshe, jashtë qytetit, por jo larg Tiranës! Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest“, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.

Kjo është fundjava e fundit në të cilën mund të bëhet plazh. Me rënien e ndjeshme të temperaturave që parashikojnë meteorologët për këta pushues kjo mund të jetë kredhja e fundit në det.