
Greqia njoftoi të hënën se drafti buxhetor për vitin e ardhshëm parashikohet të ketë një suficit më të madh primar, sesa ai që u pajtua me kreditorët e saj ndërkombëtarë, duke parashikuar se rritja ekonomike do të shkojë deri në 2.5 përqind.

Zoran Zaev është vënë në kërkim të numrave të deputeteve, por edhe në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon edhe në Kuvend, kryeministri maqedonas është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dashamirës të kanotazhit nga e gjithë bota u mblodhën të hënën në lumin Vrbas të Bosnjës për të protestuar kundër ndërtimit në masë të hidrocentraleve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Veprimtarët thonë se ndërtime të tilla kërcënojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme të mjedisit.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij porositi se mesazhi i popullit është dërguar deri te ata që doemos duhet ta dëgjojnë

Nga gjithsej 3.843 filma që kanë aplikuar nga e gjithë bota, në këtë edicion të festivalit do të shfaqen 83 filma të shkurtër, të ndarë në tre kategori në garim, dokumentar i shkurtër, animacion i shkurtër dhe filmat e studentëve

Një bankë dhe tre punonjëse të saj në Tiranë janë akuzuar për mashtrim ndaj një personi në shumën e 820 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë skemë e mashtrimit janë tre punonjëse të bankës, të cilat i kanë shkaktuar një biznesmeni dëmin me paratë që depozitoi dhe nuk i mori më pas.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se vendi ka një opozitë që ka frikë nga e vërteta dhe institucionet. Në Shkodër, gjatë një aktiviteti në ditën e të Moshuarve Bushati inkurajoi institucionet në luftën kundër krimit.

Dëgjesa publike me banorët për ndërtimin e hidrocentraleve në Zallin e Bulqizës, në zonën e Gjoricës dështoi për të tretën herë.

Në skënën e vendosur, foli kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, i cili tha se sot është një ditë e madhe për historinë maqedonase, sepse janë ruajtur emri i shtetit dhe identiteti i kombit

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, vuri në dukje se vëllimi 12-mujor i eksportit arriti një kulm të ri prej 165,1 miliardë dollarë