Category Rajoni

Haradinaj-Thaçi, dy takime radhazi pas fërkimeve

Pas përplasjeve në distancë të këtyre kohëve të fundit, Hashim Thaçi, përpara udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn. Ishte vet kryeministri kosovar, ai që e pohoi përmes një postimi në Facebook, se e kishte pritur në zyrë kreun e shtetit.