Greqi, ministri i Mbrojtjes akuzon Erdoganin: Organizoi rrëmbimin e dy ushtarakëve grekë

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, duke folur në një emision radiofonik ka akuzuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, si organizator të rrëmbimit të dy ushtarakëve grekë që mbahen ende në burgun e Edirnesë, pas arrestimit të tyre në fillim të marsit disa metra brenda kufirit turk.