Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj. Vitin e kaluar ky numër u rrit edhe më shumë. Grupimin më të madh të të huajve e përbëjnë turqit.

Një vit më parë, blloku i banimit në zonën e Doganës i ngjante një zone lufte, ku kalimi në dimër ishte tejet i vështirë prej baltës dhe gropave të shumta.

Mbështetës dhe kundërshtarë të ndalimit të veshjeve që mbulojnë trupin e femrave, nga fytyra e poshtë, përfshi “niqab”-in apo burkën, po përplasen verbalisht në Danimarkë teksa ligji hyri në fuqi.

Është dhënë sot masa e “arrestit me burg” për shtetasin Vilson Brahja, i cili dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në një banesë në Bathore.

Përpara fillimit të vitit të ri shkollor, përmes miratimit të një ligji të ri në Parlament gjatë së martës, Franca ka ndaluar përdorimin e të gjitha “smartphone”-ve apo tabletave nëpër shkolla.

Genti Qano është emëruar drejtues i komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës.

“NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të përshkallëzimeve të ngjarjeve”.

Presidenti Ilir Meta, me anë të një dekreti, ka rikthyer për rivotim në Kuvend ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka treguar planet e ardhshme në politikë si dhe raportin me Edi Ramën. E pohon në mënyrë të prerë se ai do të jetë kandidat për një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin shqiptar.

I ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, komentoi edhe çështjen e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin tha se në fund do të vendosë shumica e arsyeshme e shoqërisë. Ai theksoi se partitë politike u munduan që të shfrytëzojnë artistët për interesat e tyre politike.